Kosova rikthen protokollin e pandemisë

Kosova do të rikthejë nesër protokollin e masave për luftimin e pandemisë pas rritjes së numrit të të infektuarëve me variantin Delta. Qeveria e Kosovës ka miratur vendimin për mbylljen e klubeve të natës dhe ndalimin e organizimit të festave të mëdha familjare si dhe do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Personat, të cilët udhëtojnë drejt Kosovës nga vendet me numër të madh infektimesh do të lejohen të hyjnë në territor vetëm nëse kanë certefikatën e vaksinimit dhe vërtetojnë se nuk janë të infektuar me Covid-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë u raportuan 2110 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 10.258 testime. 4 persona humbën jetën, ndërsa numri i përgjthshëm i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 12.159. /Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *