A mund të jetë avokati juaj i ardhshëm një robot?

A mund të jetë avokati juaj i ardhshëm një robot? Duket e pakuptimtë, por sistemet softuerike të inteligjencës artificiale (AI) po përdoren gjithnjë e më shumë nga komuniteti ligjor.

Joshua Browder e përshkruan aplikacionin e tij “DoNotPay” si avokati i parë robot në botë, që ndihmon përdoruesit të hartojnë praktikat ligjore.

Ju mund t’i tregoni chatbot -it të tij se cili është problemi juaj, si psh ankimi kundër një gjobë parkimi dhe ai do t’ju sugjerojë rrugën më të mirë ligjore për të ndjekur.

Njerëzit mund të shkruajnë argumentet e tyre gjatë ankesës dhe softueri i mëson ata si të hartojnë ligjërisht një padi ” thotë ai.

24-vjeçari, Joshua Browder megjithëse komapninë e tij e themeloi në Silicon Valley të Kalifornisë, kërkimet për avokatin robot i kreu në Londër, kur ishte adoleshent.

Në moshën e adoleshencës jetoja në veri të Londrës dhe në atë kohë isha një shofer i tmerrshëm, dhe si i tillë mora shumë gjoba parkimi, të cilat nuk mund t’i paguaja pasi ende isha në shkollë të mesme.”

Përmes shumë kërkimeve dhe kërkesave për të Drejtën e Informimit, Browder thotë se ka gjetur mënyrat më të mira për të kundërshtuar gjobat. “Nëse i dini gjërat e duhura për të thënë, mund të kurseni shumë kohë dhe para.

Në vend, që të kopjoni dhe të bashkangjisni të njëjtin dokument çdo herë, ai thotë se duhej “puna perfekte e një softuer-i“. Kështu ai, në vitin 2015, në pak javë krijoi versionin e parë të “DoNotPay”, që atëherë ishte një nismë sa për t’i bërë përshtypje famijes së tij.

Që atëherë aplikacioni është përhapur në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të, dhe tani mund të ndihmojë përdoruesin të shkruajë ankesa, që kanë të bëjnë me një sërë çështjesh si; Kërkesat e sigurimit, aplikimi për viza turistike, letrat e ankesave drejtuar një biznesi ose autoriteti lokal, anulimi i anëtarësimeve në palestër etj. Browder thotë se aplikacioni i tij u përdor shumë gjatë pandemisë.

“DoNotPay” tani pretendon se ka 150,000 abonentë, që paguajnë. E ndërsa përballet edhe me skepticizmin e kritikëve , të cilët thonë se këshillat e saj ligjore nuk janë mjaft të sakta, vitin e kaluar kompania e tij fitoi një çmim nga “Shoqata e Avokatëve Amerikanë” për rritjen e aksesit ligjor.

Browder pretendon të ketë një sukses të përgjithshëm nga 65- 80%, për gjobat e parkimit, pasi “disa shoferë janë fajtorë“, -thotë ai/ BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *