Anglia, vend i parë që do të detyrojë me ligj riparimin e pajisjeve elektro-shtëpiake

Qeveria britanike do të detyrojë kompanitë të prodhojnë pjesë këmbimi për pajisjet elektro-shtëpiake.

Ligji, i cili pritet të miratohet këtë verë do të jetë një masë, që jo vetëm do të ndihmojë në reduktimin e emetimit të karbonit, që çlirohet nga prodhimi i tonelatave të produkteve elektro-shtëpiake, por do të ndihmojë edhe konsumatorët të kursejnë më shumë.

Dispozita ligjore parashikon të zgjasë deri në 10 vite kohën e përdorimit të lavatriçeve, televizorëve dhe frigoriferëve, duke i detyruar kompanitë prodhuese të sigurojnë edhe pjesë këmbimi, në rast të defekteve të pariparueshme.

Një masë e tillë, në fakt do të detyrojë kompanitë të rrisin cilësinë e pajisjeve elektro-shtëpiake, pasi vitet e fundit është konstatuar se ata i prodhojnë qëllimisht në cilësi të dobët, në mënyrë që të rrisin shitjet.

E njëjta gjë ndodh pothuajëse me të gjitha pajisjet elektronike.

Sekretarja britanike e Energjisë, Anne Marie Trevelyan, delaroi se kjo masë ligjore do të sigurojë riparimin e pajisjeve elektrike që përdorim në shtëpitë tona, në mënyrë që të kursejmë më shumë para në xhepat e konsumatorëve, të cilët detyroheshin më parë t’i hidhin ato në kosh për të blerë të reja.

Edhe Sekretari britanik për Ndryshimet Klimatike, Lord Callanan tha se kishte ardhur momenti që të gjithë të kontribuonin në ndryshimin e klimës, duke bërë zgjedhjet e duhura edhe kur të blejnë, fjala vjen, një pajisje elektro-shtëpiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *