ShBA-të, theks të trefishtë luftës kundër korrupsionit në Shqipëri

Ambasada e SHBA ka publikuar nje njoftim zyrtar mbi vizitën e zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker në Shqipëri dhe takimet me Ramën e kreun e opozitës Lulzim Basha. Sipas njoftimit, Reeker në të gjitha takimet ka nënvizuar vendosmërinë e Biden dhe Blinken se lufta kundër korrupsionit është interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Ështe hera e tretë që ky mesazh i adresohet Shqiperise, se pari nga Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken ne kuader te shpalljes “non grata” te Ish-Kryeministrit Sali Berisha; se dyti nepermjet nje deklarate te presidentit Biden, dhe sot, u artikulua drejteperdrejte ne Tirane nga Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker, si per t’u siguruar qe mesazhi ka qene i qartë.                                                           Gjate takimeve te tij, Reeker vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-SHBA dhe ofroi mbështetjen e fortë për Reformën në Drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar, duke marrë parasysh se  progresi në këto fusha zhvillon  demokracinë, biznesin dhe është siguri në rrugën drejt BE.                          Njoftimi i plotë: Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Ree<span;>ker vizitoi sot Tiranën. Gjatë vizitës, ai u takua me Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, disa prej anëtarëve të verifikuar plotësisht të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe udhëheqës të tjerë. Përgjatë të gjitha takimeve, Ndihmës Sekretari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë. Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ai përgëzoi udhëheqësit e Shqipërisë për suksesin e tyre në mikpritjen e Stërvitjes Defender Europe 21, e cila theksoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon. Ai mirëpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndihmës Sekretari në Detyrë përsëriti mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se si përparimi në këto çështje do të nxisë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri dhe do të vijojë rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *