Kryeministri zgjohet pa informacion, komentuesit e detyrojnë të heq postin për Velipojën

Nga zgjimi herët, jo gjithmonë fiton!

Kryeministrit tonë, apo dikujt, që i administron llogaritë në mediat sociale i doli gjumi duke postuar një foto tërheqëse nga bregdeti i Velipojës, pa e ditur që pak orë më parë 4 persona ishin vrarë duke ndarë parcelat e plazhit, që me siguri ishin pajisur me lejet e kontestueshme, që duket se kanë shkaktuar tragjedinë.

Facebook-u i Edi Ramës u “bombardua” me mesazhe, që i kujtonin atij maskarën për shezlonet në Velipojë, duke e ironizuar për mungesën e informacionit rreth ngjarjes që kishte shokuar turistët, që bujtën mbrëmë atje.

Velipoja ishte e mbushur me autoblindë të RENEA-s dhe në kohën kur u zgjua kryeministri ynë, i vetmi mesazh për Velipojën do të ishte ngushëllimi për familjet e viktimave, veçanërisht i të riut 20-vjeçar, i cili mund ta kishte kaluar gjithë ditën në punë, duke u shfrytëzuar se,  s’ka shtet ta mbrojë dhe në fund vritet se, sërish shteti i tij ua ndryshon pronarëve vit për vit kufijtë e parcelave të plazheve.

Kryeministri nëse është zgjuar duhet të ishte në Velipojë sepse punonjësi i shezloneve nuk ishte ndër ata, që ai u thotë edhe në parlament : “Hëngshin kokat e tyre”.

Por Kryeministri, apo i dërguari i tij në Facebook nuk bën asgjë nga këto, por pasi mëson ngjarjen e Velipojës, fshin postimin bashkë me komentet kritike të qindra qytetarëve dhe poston një investim për repartin e “Kardiokirurgjisë” në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, si për të ironizuar komentuesit se për ngjarjet si ajo e Velipojës, që ju bëjnë me “zemër”, keni gati spitalin…

4 persona u vranë dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur në  Velipojë, pas mesnate pas një konflikti për ndarjen e parcelave të plazheve.

Lejet për shfrytëzimin e rërës në plazhe janë centralizuar pas pandemisë, duke kushtëzuar miratimin e tyre në ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *