Variantet Delta dhe Kappa, rriten në 17% të rasteve totale në Itali
Sipas Reuters, variantet e koronavirusit Delta dhe Kappa janë shtuar ndjeshëm muajin e fundit duke arritur në 17% të rasteve totale, njofton Instituti i Shëndetit Publik Italian.
Varianti Delta është bërë dominant. Të dyja, Delta, i njohur si B.1.617.2 dhe Kappa, ose B.1.617.1, janë linja të variantit, origjina e të cilit u zbulua në Indi. Delta është konsideruar “si një variant për t’u shqetësuar”, deklaroi OBSh-ja.
“Rastet me variantet Kappa dhe Delta u rritën nga 4.2% në maj, në 16.8% në qershor”, bazuar në të dhënat e publikuara në 21 qershor, thotë Instituti i Shëndetit Publik.
“Monitorimi epidemiologjik tregon se në vendin tonë, ashtu si edhe në vendet e tjera të Evropës, varianti Delta i virusit po bëhet dominant,”thotë Anna Teresa Palamara, drejtoreshë e Departamentit të Sëmundjeve Infektive.
Varianti Alfa i koronavirusit, i zbuluar në Britani në 2020, mbetet më i përhapuri në Itali, duke zënë 74.9% të rasteve.
Italia ka regjistruar 127,380 vdekje nga koronavirusi që prej shkurtit të vitit të kaluar, e dyta në Evropë pas Britanisë dhe e teta në botë. Vendi ka raportuar 4.26 milionë raste.