Puthja jashtë martesë e ministrit britanik, reagon Hancock: “Më vjen keq!”
Kanë ardhur reagimet e para pas zbulimit nga “The Sun” të lidhjes së fshehtë te ministrit britanik për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Matt Hancock me ndihmësen e tij 43 – vjeçare Gina Coladangelo, të cilën e kishte emeruar drejtoreshë të Departamentit të Shëndetit, vitin e kaluar. Në momentin para se ta puthte Coladangelon, u sigurua që të shihte korridorin nëse kishte njeri apo jo, por harroi se vendi ishte i pajisur me kamera.
Ndërkaq, sipas raportimeve të “Reuters”, kane ardhur reagimet e para për këtë ngjarje që shkaktoi “tërmet” në Britani për arsye se të dy protagonistët kanë qenë të martuar dhe në marrëdhënie pune.
Vete Hancock tha se “i vjen keq”, ndersa një zëdhënës qeveritar ka thënë se takimi ka ndodhur “në një mënyrë të zakonshme” dhe se nuk është thyer asnjë rregull. Sekretari i Transporteve
Grant Shapps e quajti çështje personale.
Një zëdhënës i ministrisë së Punë tha: “Ministrat, si kushdo tjetër, kanë të drejtë të bëjnë një jetë private. Megjithatë, kur përfshihen në këtë mes paratë e taksapaguesve ose fakti që vendet e punës u ofrohen miqve të ngushtë që janë në një marrëdhënie me ministrin, atëherë çështja duhet parë. Qeveria duhet të jetë e hapur dhe transparente nëse bëhet fjalë për konflikt interesi ose thyerje të rregullave.”