Temperatura të larta deri në 42 gradë, ISHP këshillon si të mbrohemi
Termometri ka arritur sot 42 gradë, si pasojë e valës së të nxehtit afrikan që ka goditur vendin; kjo ka bërë që Instituti i Shëndetit Publik të publikojë disa këshilla të vlefshme se si të mbrohemi.
Sipas ISHP, është e rëndësishme të qëndrojmë freskët, në ambiente të mbyllura dhe të përdorim freskuese apo kondicioner, të shmangim pijet e nxehta, si çaj apo kafe, e po ashtu edhe alkoolin, pasi nxisin dehidratimin.
Po ashtu, ekspertët këshillojnë ushqime të shëndetshme dhe të freskëta si sallatë apo fruta si dhe rekomandohet pushim dhe shmangie të aktivitetit fizik. ISHP tërheq vëmendjen që t’u kushtohet vëmendje edhe të moshuarve, të sëmureve dhe kafshëve.