Fshesa në “Hipotekë”
Ministrja e Drejtësisë deklaroi se 45 punonjës të Zyrave të Rregjistrimit të Pasurive janë shkarkuar nga detyra për abuzime.
Gjatë një konference për shtyp, dhënë pak minuta më parë, anëtarja e kabinetit qeveritar Etilda Gjonaj, deklaroi se nga platforma e “Bashkëqeverisjes”, edhe 18 zyrtarë të Hipotekës dhe ALUIZN-it kanë masë disiplinore me paralajmërim nga puna.
Ministrja konfirmoi se ka nisur edhe një hetim administrativ për përfshirjen e tyre në vepra penale.