Aplikacioni, që na çmall me të afërmit, që nuk jetojnë më !

Përdoruesit e mediave sociale po ndajnë imazhe nga Google, të rrugëve të shumë viteve më parë, ku kanë ecur prindër, të afërm dhe miq, që nuk ju jetojnë më.

Një fushatë e tillë u nxit nga një postim në llogarinë, Twitter të “Fesshole”, ku dalloheshin qartë miq dhe të afërm, që kishin ndërruar jetë kohë më parë.

Postuesi i parë rrëfeu se, kishte kërkuar në platformën e hartës digjitale, imazhe të marra, para se, babai i tij të ndërronte jetë.

Platforma “Google Street View”, e lançuar në ShBA në vitin 2007, është shpërndarë tashmë, në të gjithë botën, edhe në Shqipëri.

Neil Henderson i BBC-së, ndau një imazh të babait të tij të ndjerë para shtëpisë së tij.

Unë kam qindra fotografi të babait tim, por “Google Street View” po ndikon aq shumë me imazhet e saj, saqë kur i shoh kam përshtypjen se, babai im është akoma gjallë dhe është diku, këtu rrotull”,- shkroi ai.

Një tjetër postim në Tweeter tregonte një çift të kapur prej dore, që ecnin në rrugë. Ishin prindërit e tij, që kishin ndërruar jetë disa vite më parë.

Ndërsa në një imazh pak më të vonshëm, shfaqet mamaja e dikujt, që kishte dalë për të pirë një cigare dhe kjo kishte ndodhur pak kohë para se të vdiste, rreth një vit më parë.

Të tjerë po shikojnë imazhe të marra, në kohën kur jetonin miqtë dhe të dashurit e tyre, dhe kjo po ju krijon një qetësi shpirtërore, sikur ata të ishin në jetë.

Por ka edhe nga ata, që gjejnë imazhe të mbivendosura nga xhirimet e kohëve të fundit dhe nuk arrijnë të dallojnë qartë të dashurit e tyre.

Gjithsesi ka një rrugë se si mund të shikosh pamjet e mëparshme duke klikuar në linkun e mëposhtëm: tapping the clock icon on the top left-hand side of Google Maps

Dhe siç lexohet në librat e shenjtë: Kuran dhe Bibël, nëse e shkuara dihet, e ardhmja është e caktuar vetëm nga i Madhi Zot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *