Tri vendet balllkanike, që do të lejohen të udhëtojnë drejt BE-së

Bashkimi Europian do të lejojë shtetasit shqiptarë të udhëtojnë në zonën shengen, duke marrë në konsideratë masat anti-Covid të shteteve, drejt të cilave ata do të udhëtojnë.

Vendimi i shumë pritur i Brukselit, pas afro 1 viti e gjysëm nga fillimi i pandemisë, do të gëzojë për momentin vetëm tri shtete ballkanike: Shqipërinë, Maçedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Shtetasit nga këto tri vende, që do të planifikojnë udhëtimet drejt BE-së, duhet të konsultohen me faqet zyrtare të qyteteve, që do të vizitojnë për të mësuar nëse, përveç pasaportës së vaksinimit dhe testit anti-Covid, duhet të sigurohen që nuk do të përfundojnë në karantinë të detyrueshme.

Bashkimi Europian, për shkak të pandemisë, kufizoi lëvizjen për turizëm të shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë për një periudhë 1- vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *