Zgjedhjet në PD, Basha siguron mandatin e 3-të në opozitë

Lulzim Basha rikonfirmohet në mandatin e tretë në opozitë, duke e barazuar në një farë mënyre fitoren me kundërshtarin politik Edi Rama, në pushtet.

Rezultatet paraprake të deklaruara në selinë e Partisë Demokratike konfirmuan se z. Basha kryeson me mbi 80 përqind të votave, rivalët e tij në garë: Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Agron Shehaj ka arritur të renditet i dyti, referuar numërimit të pjesshëm të votave në disa degë të Partisë Demokratike, ndërsa nuk ka informacion rreth rezultatit paraprak të të dy kandidatëve të tjerë; z. Kadilli dhe znj. Harxhi.

Në votime rezultoi se kanë marrë pjesë një numër më i vogël anëtarësh në raport me zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Ende nuk ka një analizë nëse, kjo pjesëmarrje e ulët erdhi për shkak se, në lista nuk ishin disa prej zërave kritikë të lidershipit të PD-së, siç ata vetë kanë pretenduar gjatë ditës së sotme, në deklaratat e tyre në mediat sociale, apo pati edhe bojkot në heshtje.

Gjatë procesit të votimit, shtabi elektoral i Agron Shehajt denoncoi përjashtimin e një vëzhgueseje nga një qendër votimi, ndërsa kandidatja Edit Harxhi kërkoi, që të lejohen të votojnë zërat kritikë të Bashës, mes tyre edhe themeluesve të Partisë Demokratike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *