Rroftë PD-ja, poshtë PD-ja!
Nga Alban Shehri, aktivist i Partisë Demokratike, pjesëmarrës në greven e urise se shkurtit 1991
E ndava mendjen. I thashe vetes që do ta bëja edhe këtë herë, se nuk do të duroja dot, qe “kur të rritem”, t’i them perseri vetes, pse nuk e bera?
Me miqte e mi, nga më të mirët që mban kjo tokë, kishim vite që diskutonim se PD ka marrë fund. Diskutoja është pak të thuash, debatoja fort, por nuk binim dakort.
Prej vitesh u kërkoja dhe përpiqesha t’u mbushja mendjen që duhet të distancoheshim nga Partia mëmë (PD); që duhet të organizoheshim dhe të mbështesnim një parti tjetër të djathtë (jo se PD është e djathtë), por një parti të djathtë të vërtetë, ta ngrejmë si duhet dhe të përpiqemi të bashkojmë të djathtët.
Që të pastrohet PD- ja duhet te shkoje ne nje humbje historike, pse jo 10%, qe mos të ketë më alibi me “masakrën zgjedhore”. Qe te reformohet dhe te bejë analize humbjeje, jo perralla vlerash dhe regjimesh.
Jo se kjo “masakra” nuk ekziston, por se PD nuk ka asnje strukture te zgjedhur prej vitesh dhe se logjistika e PD ne zgjedhjet e fundit ishte e padukshme. Nuk ka stuktura qe ta levizin mekanizmin e mbeshtetesve te Partise (si ata patronazhistet e PS-së me të cilët ne u tallëm, por që rolin e tyre, e bënim edhe ne në PD para 15 vitesh ), nuk jane më. S’e di pse, por kur pashë shenimet e vitit 2003, kuptova pse kishim fituar atë vit. Sepse kishim nga 4 patronazhiste në cdo rrugice.
E bëra nje plan, një bussines plan, sa njerez dhe sa fonde na duheshin per nje vit jetë te kesaj
“pjelles se re te djathte”
Me një “Jooooo” të madhe kembengulte miku im. Lufta bëhet brenda. Duhet te luftojme e te fitojme nga brenda. Une kundershtoja dhe argumentoja, se po te votojme PD do te mbajme perseri ne kembe nje dru te kalbur. Jo, jo, luftojme nga brenda, me thoshte miku im dhe kur keta miq te mi u bënë disa, unë u tërhoqa. Nuk u binda, por u terhoqa per t’ju bindur shumicës.
Komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve
Po afronin zgjedhjet dhe komisioni i perzgjedhjes se kandidateve te PD me dha shume shprese. Miqte e mi filluan te bejne shaka me mua duke me thene qe ideja ime “idiote” me një parti tjeter te djathte kishte qene e kote, dhe se era e re ne PD po frynte fort.
E perjetova me emocion komisionin.
Me shume emocion i percillja lajmet mbi kandidatet qe perzgjidheshin dhe po fluturoja nga gezimi qe vertet dicka po ndryshonte.
Me ka dhene zoti disa dhurata ne kete jete. Njera prej tyre eshte Ela, dashuria ime dhe tjetri Saimiri vellacko im. Si per dreq, ata mendonin Ndryshe nga unë per “eren e re e te fortë të PD-se” dhe me tolloviten pak mendimet. Ela njihte disa nga kandidatet potenciale te Durresit dhe me siguroi qe eshte “rrokade ne fis”, kurse Saimiri, i pezulluar nga PD prej 10 vitesh me thoshte shume qete: Ështe shoë vellacko! Ne fund do te zhgenjehesh nga lista perfundimtare. “Ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron”.
S’e vrava mendjen fare per ta, u nisa per ne Vjene i lumtur se era e re e PD po me ledhatonte fytyren dhe u binda se “fryma” qe po vinte si nje mjegull vjeshte, do te pushtonte cdo cep mbi kete toke te bukur dhe do te frymezonte te madh e te vogel per ndryshimin.
Te pakten, miqte e mi kete me thonin cdo jave ne telefon kur flisnim. Fryma, fryma do te fitoje. U ktheva ne fund te shkurtit, takova miqte e mi, dhe kuptova se ata po zienin nga thashethemet e listes se kandidateve per deputet.
Lista s’kishte dale akoma dhe ne fakt askush nuk kishte botuar nje liste emrash te perzgjedhur nga komisioni. Por miqte e mi ishin ne delir. Fryma do bente cudine dhe lista do te ishte perfekte dhe perfaqesuese.
Hajde per hajer thashe me vete. Ndoshta fryma……. se lista… aha, s’kishte gjë.
“Fryma” dhe lista e kandidatëve për deputetë
Doli lista pas pak ditesh. Besoja “frymen” e miqve. Jo se isha naiv, por se doja ta besoja. Se ishte gjeja me e bukur ta besoja ate qe thonin ata. Se kisha 30 vjet qe nga greva e urise qe nuk isha ndjere kaq mire. Me kujtohej gezimi i atyre diteve dhe gjeja frymezim ne “frymen ” qe po rijetoja keto dite te ftohta pranvere, thuajse pas më shumë se një cerek shekulli.
Enderroja te dilja perseri para PD-se si ne 1992 apo 2003 duke bertitur e duke gezuar. Kisha deshire per te gezuar dhe therritur si i cmendur per fitoren e PD- se, si dikur, ne kohet e bukura te idealisteve te djathte, kur festonim duke pritur të rivendosej nderi per prinderit e gjysherit tane te nën diktat për 50 vjet.
Lista me zhgenjeu, por “fryma entuziaste “e miqve me mbante lart. Nuk jam i spikatur publikisht. S’me pelqen te jem. Angazhimi politik ka qene i lehte gjate jetes sime, (pervec se anetar i Greves se Urise ne Shkurt 1991), kam qene edhe Kryetar i grupseksionit 56/1 ne njesine 10 per PD per disa vite.
I vetmi post politik qe kam mbajtur, eshte ai si Sekretar i Keshillit Bashkiak te njesise 10 per pak më shumë se nje vit. Mendoja se duke qene une i përfshirë, prezenca ime, do t’i rriste prestigjin PD-së së lagjjes dhe automatikisht do të afronte njerez me te mire rreth partisë.
Kur them me te mire, e kam fjalen per ata te djathtet me ideale…
Zhgënjim dhe përpjekje
Kështu, i zhgenjyer nga lista, i zhgenjyer nga rezultati i PD, i zhgenjyer nga mosanaliza e PD pas humbjes, i zhgenjyer nga koha e shpejte e zgjedhjeve per Kryetar pa reflektuar, i zhgenjyer nga gara e padrejte ne PD, ku kandidon kryetari pa i dhene akses te barabarte gjithe kandidateve, i zhgenjyer nga farsa zgjedhore para dites se zgjedhjeve ne PD, vendosa ta bej. E ndava mendjen mbreme, kur isha me miqte e mi te vecante, me ata qe me thonin qe lufta duhet bere nga brenda.
U thashe “po”. Do luftoj brenda, me ju bashke. O burra! Do jem une komisioneri i Agronit tek njesia 10.
Do ta bej sot, qe mos te kem pishman kur “te rritem” dhe te me thone femijet pse nuk luftove. Ai qe nuk Lufton, nuk ka te drejte te gjykoje te tjeret me vone. Dhe shenova emrin per komisioner per Agronin tek lagjia ime, ku kam qene shume vite kryetar i grupseksionit 56/1.
Ai shoku qe po e organizonte kete logistiken e Agronit per komisioneret sot, me pyeti nese isha i sigurt. Natyrisht, i thashe qe isha i sigurt. Mos kishte ndonje problem per Agronin?
Me naivitetin tim mendoja perseri se po beja promovim per Agronin duke zbritur ne baze me fytyren dhe moralin tim. Ai miku u lumturua qe e kisha me te vertete qe pranoja te isha pjese e gares sot si komisioner per Agronin. U gezua shume qe pranova dhe me tha se jam i papare. Ok. Ndoshta jam pak
U ngrita ne mengjes dhe shkova ne degen 10 te PD tek rruga e Bogdaneve. Ne oren 07.45 dhe u takova me ish shoke te mi te jetes politike. Te gjithe te dashur per mua dhe natyrisht shume te zellshem ne krye te detyres se tyre politike. Nuk me ftoi njeri nga ata per kafe. E prisja qe do rrija vetem, sot se isha “delja e zeze” dhe se isha aty per t’u ” prishur festen”, por kjo nuk me merziti fare. Une normalisht nuk do të kisha vepruar ne kete menyre, po te isha ne vendin e tyre, por mirekuptoj qarte ngurrimin e tyre per te me pasur afer sot. Natyrisht qe nuk isha pjese e tyre.
Mendoj ndryshe nga ata, sepse mendoj se pa analize nuk ka zhvillim, nuk dalin problemet dhe nuk riparohen dot gabimet edhe te vete atyre, bashke me drejtuesit. Pra, isha edhe kunder tyre, në një farë menyre.
Mendoj se gara duhet te jete e barabarte per te gjithe, aksesi neper forumet duhet te jete i barabarte per te gjithe garuesit dhe mendoj se Partia jone duhet te hapet. Jo te pikturoje nje dritare te hapur mbi trupin e saj te plakur, por t’i hapë krahet jashte dritares qe te hyje era e re. Ajo “fryma” qe perrallisnin ata shoket e mi.
Por ata sot, te zellshmit e PD-se së lagjes, m’u duken te mjere. Jo se jane të varfër apo negativë. E kunderta. Jane njerez te jashtëzakonshëm, shume te mire. Kam fat qe i kam njohur dhe i respektoj pa fund. Por m’u duken te mjere, se po pergatisnin fitoren. Ishin te bindur ne fitoren e tij dhe normalisht qe ashtu eshte. Fitorja e TIJ eshte e padiskutueshme. Jo se eshte me i miri por…….. eshte i pazevendesueshmi qe manaxhon me mire nga te gjithe humbjen pas “masakres”. Por megjithe triumfin e tyre te zvenitur, mendova se gezimi i tyre eshte i shtirur. Ndoshta gezohen, mendova, se luten qe kryetari te negocioje ndonje qeveri te perbashket me “ndermjetesimin e ambasadave”, me Edin dhe ata do të “kapin ndonje gje”?
S’e di. Ndoshta. Ndoshta mendoj gabim, por vendosa qe te qendroja i pathyeshem sot. Per nder te prinderve dhe gjysherve, në mbrojtje të interesave të nje te djathti qe kandidon per kryetar të PD- se.
Qe te jesh komisioner per nje kandidat, duhet te jesh anetar partie ne ate zone.
Mora me qejf listen e votuesve dhe kerkova emrin tim që te votoja i pari.
Per Agronin natyrisht. Te persekutuarin!
Nuk e gjeta emrin. U mpiva.
Me kishin perjashtuar edhe mua?!
Jashte pashe perseri shoket e partise qe te gezuar ne kafen ngjitur, po rrinin te gjithe bashke ne tavolinen “progresiste” te PD , dhe ika si i dh…re, pa u thene qe s’do kthehem me.
Merreni edhe voten time! Nuk besoj se ju duhet, por merreni gjithësesi, nxirreni 103% fitoren si para 4 vitesh. Nuk besoj se ata atje që ngelën atje, do të bejne parregullsi dhe do t’i mbushin kutite si para 4 vitesh, ne garen me Eduard Selamin. Jane qytetare ata, nga me te miret e ketij qyteti!
Po u legalizuan fraksionet ne PD, do të jem perseri ne rresht. E kam per detyre t’i sherbej së djathtes. Besoj tek programi i djathte ne pergjithesi, ia kam borxh prinderve, te luftoj edhe per ta, per vuajtjet e tyre. Me njofto, miku im Agron, nese do të kesh nevoje.
E gezofsh fitoren Kryetar i PD!
Emrin nuk e kisha ne liste dhe s’do ta kem, per sa kohe do të ketë farsa aty.
Rrofte PD, poshte PD!