Maturantët protestojnë për testin e matematikës (video)

Maturantët protestuan para ministrisë së Arsimit dhe Qëndrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) për testin e matematikës.

Të mbledhur tok në bulevardin ngjitur me ministrinë, maturantët thërritën në kor ministren e arsimit të zgjidhte ushtrimet e matematikës.

Gjimnazistët nga dhjetëra shkolla të kryeqyetit i kujtuan ministres se, në Facebookun e shefit të saj, premtoi që testet do të hartoheshin bazuar në programet e mësimit online.

Më pas ata u zhvendosën në mjediset e QSHA-së, pasi mësuan deklaratat e përfaqësuesve të saj se, në testin e matematikës s’mund të marrin të gjithë notën 10-të, një qëndrim ky arrogant ndaj protestave të mijëra maturantëve, të zhvilluara në të njëjtën kohë edhe në disa qytete kryesore të Shqipërisë si; Durrës, Shkodër, Fier dhe Elbasan.

“Matura 21” është ekzemplare sepse për herë të parë në kohën e njerëzimit, nxënësit nuk i ndoqën mësimet në klasë, por përmes programeve të sajuara online, për shkak të pandemisë, por edhe të dy tërmeteve që goditën Shqipërinë në 2019.

Testi i anglishtes ishte në nivel C1, për certefikatën e Kembrixh, testi i Gjuhë Shqipe dhe Letersisë, po ashtu, ishte në nivelin e studentëve të Bachelor, ndërsa ushtrimet e matematikës nuk i zgjidhën dot as mësuesit e lëndës, të cilët mësohet se i kanë dorëzuar ministres së Arsimit një analizë të testit, ku vërtetohet se mbi 90% e tezës përmbante ushtrime, që nuk ishin dhënë në programin e lëndës “Matematikë” për gjimnazet.

Ministria e Arsimit, përmes një statusi në Facebook të ministres, Evis Kushi, konfirmoi se një grup ekspertësh po vlerëson tezën e matematikës dhe se nëse ajo rezulton e vështirë, do të rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit të tij./Rojtar.com

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *