Protestohet edhe në Kosovë për lirinë e fjalës
Gazetari Berat Buzhala kritikoi qëndrimin ekstrem të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla si përgjigje ndaj kritikave, që i drejtojnë përfaqësuesit e medias, atje.
Shefja e diplomacisë kosovare, si duket nuk ka duruar kriticizmin me vend, të kolegut Buzhala dhe e ka perjashtuar atë nga llogaria e saj në twitter.
Berat Buzhala i ka kujtuar ministers Gërvalla se, gjeste të tilla cënojnë lirinë e fjalës.
Në reagimin e tij, Drejtuesi i portalit “Express” solli në vëmendje një vendim gjykate në ShBA, që e cilësonte shkelje të Kushtetutës, sjelljen e ish Presidentit Trump për të bllokuar në rrjetet sociale, qytetarët e aq më shumë gazetarët.
Kolegu Buzhala u bën thirrje shoqatave të gazetarëve në Prishtinë të solidarizohen dhe të reagojnë ndaj këtij qëndrimi censurues të shefes së diplomacisë kosovare.