Ndryshon harta botërore, do të ketë një oqean të pestë

Organizata “National Geographic” po ndryshon hartën botërore. Pas eksplorimeve 130-vjeçare, në Ditën Botërore të Oqeaneve u deklarua se ujërat përreth Antarktikës, tani do të njihen si Oqeani Jugor — oqeani i pestë i planetit.
“Oqeani Jugor është njohur gjithmonë nga shkencëtarët, por, ngaqe nuk ka pasur një marrëveshje ndërkombëtare, ne nuk e kemi njohur zyrtarisht,” tha përfaqësuesi i Organizatës “National Geographic”, Alex Tait.
“Është një lloj devotshmërie gjeografike, në disa aspekte,” tha Tait. “Ne e kemi etiketuar, por e kemi etiketuar pak më ndryshe, sesa oqeanet e tjerë. Ky ndryshim ishte ndërmarrja e hapit të fundit, duam ta njohim atë për shkak të veçantisë ekologjike.”
Kartografët e “National Geographic” kanë listuar katër oqeane në Tokë qëkur nisi skicimi i hartave në 1915 — Atlantiku, Paqësori, Indiani dhe oqeanet Arktike.
Por vitet e fundit, shkencëtarët kanë analizuar në detaje, natyrën e veçantë të ujërave të Antarktikës, sidomos për shkak të rrymave unike, të njohura si Rrymat Rrethore të Antarktikës, thuhet në revistën e “National Geographic”.
Këto rryma e bëjnë ujin më të ftohtë dhe më pak të kripur, çka depoziton karbonin në thellësitë e oqeanit, gjë që ndikon jashtëzkaonisht në klimën në Tokë.
“Kushdo që ka qenë aty, e ka të vështirë të shpjegojë veçantitë magjepsëse, por të gjithë bien dakord që uji është më blu, ajri më i freskët, malet më të mrekullueshme dhe harta më joshëse se në çdo vend tjetër,” thotë shkencëtari i marinës Seth Sykora-Bodie, për “National Geographic.”/New York Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *