Bllokohen websitet qeveritare bashkë me CNN dhe BBC
Një numër faqesh në internet u bllokuan, përfshirë Amazon, Reddit dhe Twitch.
Faqja zyrtare e qeverisë britanike, ishte gjithashtu e bllokuar, siç ndodhi edhe me websitet e CNN, BBC dhe gazetave prestigjioze “Financial Times”, “Guardian” dhe “New York Times”.
Ofruesi ishërbimeve informatike deklaroi se kishte problem në rrjetin e saj të shpërndarjes dhe se, po riparonte defektin.
Kompania shpjegoi se,’ata kishin indentifikuar një konfigurim të ri të shërbimit, që shkaktoi ndërprerjen për disa orë të transmetimeve online të disa websiteve.
Problemet më të mëdha u lokalizuan në të gjithë Evropën dhe SH.B.A.
Disa website arritën të gjenin një zgjidhje të përkohshme duke përdorur “Google Docs”, por duke harruar të kufizonin aksesin për lexuesit, gjë që i nxiti ata të angazhoheshin në një seri redaktimesh dhe statusesh zbavitëse.
Ekspertët e kibernetikës shprehën shqetësim për përqendrimin e gabuar të shërbimeve të internetit në duart e dy tre kompanive, duke paralajmëruar se transmetimet në internet nuk janë më kurrë të sigurta.