Videot në Tik-Tok, gjyqtarja Enkeleda Kapedani jep dorëheqjen: U bëra kokë turku!

 Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit, pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok. Kapedani ka komunikuar dorëheqjen e saj në seancën dëgjimore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka dhënë sqarimet për videot e publikuara dhe arsyen e bërjes së tyre. Sipas gjyqtares, ka qenë e stresuar, pasi nuk është e lehtë të drejtosh një gjykatë si ajo e Elbasanit. “Postimi i videove ka qenë mëkati im i vetëm, nuk kam bërë asnjë të kundraligjshme” , mësohet të ketë thënë Kapedani, e përlotur para komisionit disiplinor.

Në këtë situatë u bëra kokë turku, por i kërkoj KLGJ të jetë gjakftohtë. Mos lejoni që bota e krimit të ndikojë tek vendimi juaj. Kërkoj ndjesë edhe me shprese që KLGJ do të japë një vendim të drejtë,” u shpreh gjyqtarja.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në fillim të seancës kërkoi nga KLGJ pezullimin e gjyqtares për shkak se vazhdimi në detyrë, sipas tij diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *