Emri i vajzës së Meghan dhe Harry, sipas Mbretëreshës Elizabeth dhe Dianës

Meghan, Dukesha e Sussex, solli në jetë fëmijën e saj të dytë, një vajzë, të clën ajo dhe i shoqi Princ Harry e quajtën sipas Mbretëreshës Elizabeth dhe mamasë së tij, Princeshës Diana.

Lilibet ‘Lili’ Diana Mountbatten-Windsor u lind të premten në spitalin e Kalifornias Santa Barbara Cottage, me praninë e Harry. Fëmija i parë i ciftit ishte Archie, i lindur në 2019.

Përzgjedhja e këtij emri është bërë në nder të mbretëreshës, pas një viti të vështirë për ciftin, por edhe për familjen e madhe mbretërore. Lilibet është një pseudonym familjar për mbretëreshën 95-vjecare.

Familja mbretërore, nëpërmjet një deklarate nga pallati Buckingham, kanë uruar ciftin për vajzën që ka ardhur në jetë. Këtyre urimeve i është bashkuar edhe kryeministri Boris Johnson./Reuters

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *