Ekspozohet në Pallatin Kensington fustani i dasmës së Dianës
Foto: Fustani i Princeshë Dianës, i plotësuar me bishtin e gjatë rreth 8 metra. (Tim P. Whitby/Getty Images – Washington Post)
Vetëm një muaj para asaj që do të ishte ditëlindja e 60-të e princeshë Dianës, fustani i saj i martesës — i kompletuar me mëngët oversize, bishtin prej mëndafshi, më të gjatin në historinë e martesave mbretërore — do të ekspozohet në Pallatin Kensington për herë të parë në dekada.
Fustani i famshëm u vesh nga 20-vjecarja kur u martua me Princin e Kurorës Charles në korrik 1981, gjatë një ceremonie luksoze në katedralen e St. Paul që u ndoq nga 750 milionë njerëz në mbarë botën.
Me lejen e dy djemve të saj, Princit William dhe Harry, fustani do të mund të shihet nga afër nga vizitorët si pjesë e një ekspozite të përkohshme të titulluar “Stili mbretëror në të bërit e gjërave.”
Ekspozita do të zgjasë deri vitin tjetër dhe do të nxjerrë në pah disa prej modeleve të veshjeve të historisë së mbretërisë britanike.
Me kërkesë të princeshës, ky fustan ishte dizenjuar nga stilistët David dhe Elizabeth Emanuel, që përfshinë në të dantella antike në formë harqesh që i përkisnin Mbretëreshës Mary. Të pyetur rreth punimit t ëfustani, ata thanë se ishte punë stresuese, vecanërisht momentet kur Diana mezi tërhiqte gjatë ecjes në altar përkrah të atit, fustanin me bishtin prej mëndafshi që dukej sikur nuk mbaronte./Përshtatur nga Washington Post