ShBA detajon planin global të vaksinimit, ja pse Kosova është tek vendet e përzgjedhura

25 miliona doza do të ndahen me shpejtësi nga ShBA-ja me Azinë, Amerikën Latine, Karaibet dhe Afrikën; një pjesë e të cilave do t’u dhurohen vendeve të përzgjedhura për arsye të caktuara, ku bën pjesë dhe Kosova. Është e njohur mbështetja e Presidentit Biden për Kosovën prej më shumë se dy dekadash, vecanerisht në luftën për liri, pavarësi dhe integrim në NATO, por edhe në kohën kur ishte zv.President i SHBA-ve në 2016-ën. Përsëri ka përzgjedhur Kosovën.

Administrata Biden lajmëroi sot planin e saj për të ndarë 25 milionë doza vaksinash nëpër botë deri në fund të qershorit, 3 të 4 e të cilave nëpërmjet organizatave ndëkombëtare të shëndetësisë, dhe 25 % e mbetura, si donacione për vende të përzgjedhura.

“Ne po i ndajmë këto doza jo për të bërë favore, por për të shpëtuar jetë dhe për ta cuar botën drejt fundit të pandemisë, me fuqinë tonë dhe vlerat tona,” – thotë Presidenti Biden në deklaratën e tij, bën të ditur “Washington Post”.

Me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë, rreth 19 milionë doza do të ndahen nga Covax, nëpërmjet OBSh-së që do ka ndërmarrë iniciativën për të shpërndarë vaksina nëpër botë. Shtëpia e Bardhë thotë 7 milionë doza do të shkojnë Azi, 6 milionë në Amerikën Latine dhe Karaibet dhe 5 milionë në Afrikë, duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë, sic është Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Gjithashtu ShBA-të do të ndajnë në mënyrë të menjëhershme vaksina me vende që janë goditur rëndë javët e fundit nga koronavirusi, sic është India.

“Administrata Biden ka qenë nën presion për të mos shpërndarë stokun kombëtar të vaksinave, por ajo që vlen të theksohet është se kemi siguruar vaksina të mjaftueshme për të gjithë amerikanët,” tha Jeff Zients, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, që e cilësoi ShBA si “më të mirin e klasës” sa i përket programit të vaksinimit. Zients theksoi se do të vijohet me planin e shpërndarjes edhe në vijim, duke synuar rritjen e numrit të vaksinave drejt 80 milionë brenda qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *