Zonja e Parë e Ferrit, në krah të Bashar al-Assad

Princeshë Diana e Sirisë, për stilin dhe elegancën që bie lehtë në sy, kohët e fundit thirret nga populli si “Zonja e parë e Ferrit”, që është parë në dyqanet luksoze të veshjeve femërore teksa sirianët vriteshin.
Asma Akhras, gruaja e Presidentit Bashar al-Assad, ka lindur në Londër më 1975, qytet ku ajo edhe u rrit. Qysh në adoleshencë, ajo u bë e njohur për pasionin për gjuhët e huaja.

Mësohet të jetë martuar me Assad, në vitin 2000, në fshehtësi të plotë. Çifti kanë së bashku, tre fëmijë.
Në një intervistë për mediet ruse, në vitin 2016, Asma ishte shprehur kundër sanksioneve të Perëndimit ndaj Sirisë, me pretendimin se po lëndoheshin qytetarët e thjeshtë.

Asma, një grua shumë e kujdesshne për pamjen, mësohet se ka paguar një kompani për ta paraqitur imazhin e saj, si “Lulja e shkretëtirës” që e ka nën ‘kujdes popullin e saj’.
Por, kur burgjet mbusheshin me të burgosur politikë dhe në vend filluan bombardimet mbi njerëzit e pafajshëm, ajo heshti.
Wikileaks ka publikuar mijëra foto, ku ajo hynte dhe dilte nga dyqanet e shtrenjta, me blerje në vlerën e 250 funteve, apo këpucë me taka të kristalta, me vlerën 5 mijë funte, teksa njerëzit viteshin në Siri.
Përshtati për Rojtar.com: L.H