Papa ndryshon ligjin e Kishës, ashpërson dënimet për abuzimet seksuale me të mitur

Papa Françesku bëri sot rishikimin më të gjerë të ligjit të Kishës Katolike në katër dekada, duke ashpërsuar sanksionet për klerikët që abuzojnë me të mitur dhe të rritur të pambrojtur, kryejnë mashtrim e shugurojnë gra.

Rishikimi, që ka qenë në proces prej vitit 2009, përfshin të 6-të seksionet e Kodit të Kishës, i përbërë nga 7 libra me rreth 1,750 ligje. Ky është rishikimi më i gjerë që prej kohës kur Kodi aktual u miratua nga Papa John Paul në vitin 1983.

Papa u kujtoi peshkopëve se janë përgjegjës për zbatimin e ligjit që u rishikua me qëllim “reduktimin e numrit të rasteve kur vendosja e ndëshkimi u lihej në dorë gjykimit të autoriteteve”.

Seksioni i ri që përfshin rreth 80 artikuj të lidhur me krimin dhe ndëshkimin, përfshin disa ndryshime të bëra në ligjin e Kishës prej vitit 1983, nga papët dhe prezanton kategori të reja.

Abuzimi seksual me të mitur u vendos nën një seksion të titulluar “Dhunim i jetës së njerëzve, dinjitetit dhe lirisë”, duke zëvendësuar emërtimin e mëparshëm “Krime specifike”./Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *