Ed Sheeran e ka të ndaluar të këndojë në shtëpi. Mësoni pse?!

Ed Sheeran ka pranuar, që vajza e tij tetë muajshe, vetëm qan, kur ai i këndon asaj këngët e tij të reja.

Ai tha se Lyra nuk ishte adhuruesja e tij më e madhe.

Asaj i pëlqen shumë ‘Shape of You’, por nuk i pëlqen asgjë me zë të lartë “, tha ai.

Kantautori dhe bashkëshortja e tij Cherry, të cilët jetojnë në Suffolk, konfirmuan lindjen e fëmijës së tyre të parë në shtatorin e vitit të shkuar.

Çifti tha se ishin në “qiellin e nëntë” menjëherë pasi njoftuan ardhjen e fëmijës së tyre të parë, të cilin ata e quajtën Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Duke folur për emisionin radiofonik “Jordan 1, North” në BBC, artisti 30-vjeçari tha se ndihej me shumë fat, që ishte në gjendje të bënte punën që do dhe të kishte më shumë para sesa i duheshin.

Ai tha: “Më pëlqen të bëj shumë gjëra për bamirësi, duke i mbajtur ato lokale“.

Në fillim të muajit, Sheeran u emërua si, sponsori i ri i klubit sportiv të “Ipswich Town” dhe kompleteve të tij për sezonin e ardhshëm.

Këngëtari tha se biseda me klubin filloi në vitin 2019, kur ai bëri një fanellë të personalizuar të qytetit për koncertet e tij të kthimit në “Ipswich”.

Tifozi i ”Tractor Boys” tha: “Unë fillova të sponsorizoj ekipin e vajzave under -11, “Framlingham” , të cilët na dërguan email … dhe pastaj nisa të pyes veten sesi është të sponsorizosh klubin sportiv “Ipswich” ?.

Ai e dinte, që marrëveshja me sponsorin e mëparshëm po mbaronte këtë vit.

Kështu që unë vetëm u interesova nëse, ata kishin nevojë për një sponsor dhe ata e pohuan një gjë të tillë”./BBC Radio 1

Përshtati në shqip: Rojtar.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *