Dëshmia: Albin Kurti në “Drejtorinë Politike” të Demacit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qënë pjesë e Drejtorisë Politike të Adem Demacit në kohën e UÇK-së.
Rrustem Mustafa Remi, ish Komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit dëshmon pjesëmarrjen e Albin Kurtit në Luftën Çlirimtare të Kosovës në fundvitet ’90.
Në një deklaratë të tij në T7, ish komandanti pohon se Albin Kurti ka qënë pjesë e qënësishme e UÇK-së, duke i qëndruar mendimit të tij se skena politike në Ballkanin Përendimor duhet pastruar nga kriminelët e luftës dhe të paqes.
Por Rrustem Mustafa hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat për krime lufte nga çlirimtarët e Kosovës.
“Unë respektoj drejtësinë, por nuk e llogaris vetën peng sepse jam i sigurt se s’ka gjë në ato punë. Secila drejtësi, që ne mund të besojmë. Unë besoj në drejtësi, nuk mundet ndryshe me pru vendim përveç aktgjykim lirues për mua, por edhe për secilin që thirret për këto pretendime që janë përmendur deri më tani.”
Deklarata vjen pas akuzave të ish Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas së cilit, Albin Kurti mund të jetë një agjent i serbëve, që nga koha e luftës.