Rrëfehet Princi Harry: Pas vdekjes së Dianës, në atak paniku, pija dhe merrja drogë

Princi Harry tha dje se ai ka vuajtur nga ataket e panikut dhe përfundoi duke pirë alkool dhe drogë ndërsa po luftonte kundër ndjesisë se nuk kishte mundur të ndihmonte nënën e tij, princeshë Dianën.

Duka i Sussex, 36 vjec, u rrëfye në Tv e tij të ri “Apple TV+ show” rreth traumës nga e cila vuajti pas humbjes së jetës së nënës së tij në aksidentin me makinë të Parisit, në gusht të vitit 1997.

“Doja të pija, të merrja drogë, doja të provoja dhe të bëja gjëra që do të ndihmonin të ndjeja më pak dhimbje,” thotë Harry.

“Por dalëngadalë, kuptova që, edhe pse nuk pija nga e hëna në të premten, pija një ditë të javës, zakonisht të premteve ose të shtunave në darkë. Dhe e gjeja veten duke pirë, jo sepse kisha kënaqësi, por përpiqesha t’i vija vetes maskë për dicka.”

Harry donte dhe pak javë të mbushte 13 vjec, kur Diana vdiq dhe ky ishte momenti që ai shkoi tek pija dhe droga.

Ai thotë se gjatë fëmijërisë së tij dhe më pas, pra, nga mosha 10 deri në 20 ishte në një ambient që nuk të inkurajonin të flisje, ishe si i shtypur”.

“Sa herë që vishja kostum dhe duhet të dilja nga shtëpia, mbulohesha në djersë dhe më shtoheshin rrahjet e zemrës. Isha në atak paniku dhe ankth — nga 28 në 32 vjec, jeta ime ishte një makth”, rrëfen Harry.

Ai tha se ishte gruaja e tij Meghan Markle që e ndihmoi jashtëzakonisht për më shumë se 4 vjet në luftën e tij për t’iu rikthyer jetës normale./NYP

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *