Fatbardh Kadilli dorëzon zyrtarisht kandidaturën për kreun e PD-së, ja dy emrat e tjere qe priten…

“Gara është asimetrike, Basha ka epërsi në mjete, unë, epërsi morale!”

Fatbardh Kadilli, sic edhe e kishte paralajmëruar, ka dorëzuar mesditën e sotme, kandidaturën e tij për zgjedhjet e Kryetarit të Partisë Demokratike që do të zhvillohet në datën 13 qershor. Në një prononcim para mediave, ai tha se “kandidimi për kreun e PD-së është një moment shumë i rëndësishëm, me ngarkesë dhe emocion të shumëfishtë dhe një moment kthese, ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve të kandidatëve”.

“Kryetari në detyrë, nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion të gjitha mjetet që ishin organizuar për të përballuar kundërshtarin Edi Rama. Tani do jetë përballë meje si kandidat. Por ka dhe një gjë tjetër, që është asimetria morale, ndihem shume herë më superior para tij”, tha Kadilli që sqaroi se hyn në këtë garë për t’i shërbyer PD dhe jo për t’u shërbyer.

“Vij në këtë garë duke u ballafaquar me vlerat, pastërtinë, integritetin politik, përvojën, zotësinë për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësinë e demonstruar në 30 vite në PD për të qenë luajal me këtë parti. Jam njeri që e mbaj fjalën, kam kontribuar, nuk kam tradhtuar kurrë PD. Skam tradhtuar kurrë asnjë nga demokratët dhe s’do e bëj. Në garë për të ringritur PD, për ta bërë të hapur dhe fituese.”, tha Kadilli.

Ndërkohë, sipas gazetës “Panorama” priten edh edy kandidatura të tjera për kreun e PD-së, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi, nga grupimi “Për PD”-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *