Xhirimet për “Bridgerton” mbeten në letër, probleme me tokat…

Producentët e “Bridgerton”, prodhimit kinematografik hit të Nettflix po hasin vështirësi për të xhiruar sezonet e ardhshme.

E përditshmja britanike “The Sun” citon burime pranë grupit të xhirimit, të cilët pranojnë se nuk po bindin “vendalinjtë” për të përdorur pronat e tyre për filmimet e serialeve të dashura për publikun.

Në planet e xhirimit mësohet se ka qënë edhe ndërtimi i “Sunninghill Park” në Rajonin Mbretëror të Berkshire.

Producentët po shpresonin të përdornin tokat e ish Princit Andrew të Berkshire për të sjellë në xhirime periudhën e shekullit 18-të, që njihet si Georgian London.

Është bërë e njohur tashmë nga kompania kinematografike “Shondaland” se, në një sipërfaqe prej 5 mijë hektarësh, po planifikohej ndërtimi i dy pallateve mbretërore dhe një qyteti të improvizuar të asaj periudhe.

Këto ambjente do të përdoreshin për xhirimin e sezoneve 3/4, të serialit “Bridgerton” “, dhe do të zgjasnin të paktën deri në 5 vitet e ardhshme, por gjithçka ngeli në letër për shkak të refuzimit të vendasve.

Duke folur për “The Sun”, i njëjti një burim pohoi se: “Kjo është një dhimbje koke për producentët sepse gjetja e vendit perfekt për të filmuar nuk është gjithmonë e lehtë dhe ata kishin bërë aq shumë plane për këtë.”

Drama “Bridgerton” i kushtohet periudhës së Regjencës në Britaninë e Madhe, (shek. XIX) dhe për momentin është drejt prodhimit të serive të reja të sezonit 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *