Melinda Gates: Më shqetësonte fakti që im shoq kishte mik një dhunues seksual

New York Times dhe media të tjera amerikane hulumtojnë mbi arsyet e divorcit “Gates”: Melinda French Gates ishte shumë e shqetësuar për marrëdhënien e të shoqit me Jeffrey Epstein, si dhe për faktin që ai kishte lidhje jashtë martese me një nëpunëse të Microsoft.

Krijues i Softuerit, filantrop dhe miliarder, një nga njerëzit më të pasur në botë, dukej se kishte një sjellje që ka ngritur përherë dyshime jo vetëm në familje, por edhe në raportet e tij profeisonale. Melinda French Gates që vendosi t’i japë fund martesës së saj 27-vjeçare me Bill Gates, ka thënë se shumë kohë para divorcit, ajo kishte nisur të shqetësohej për sjelljet jo të përshtatshme të të shoqit dhe njerëzit me të cilët ai shoqërohej.

Bill Gates ka demonstruar sjelljë që ngrejnë dyshime mbi të shkuarën e tij në mjediset e punës. Sipas New York Times, kjo pritet të ndikojë dhe në procesin e divorcit të një prej çifteve më të pasur e më të fuqishëm në botë.

Në vitin 2018, zonja French Gates ishte e pakënaqur me qëndrimin e bashkëshortit të saj pas pretendimeve për ngacmime seksuale nga ana e menaxherit të tij të financave, kanë deklaruar dy personave që ishin në dijeni të detajeve për ngjarjen.

Pasi Bill Gates vendosi ta zgjidhë problemin së brendshmi, pa bujë, znj. Gates këmbënguli për një hetim të jashtëm.  Në disa raste, z. Gates përndoqi gratë që punuan për të në Microsoft dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, sipas dëshmive të njerëzve që kanë pasur pozicione të rëndësishme administrative në sipërmarrjet e tij.

Në takimet në fondacion, ai ishte disa herë shpërfillës ndaj bashkëshortes, thanë dëshmitarët. Për të kaluar te Jeffrey Epstein, të cilin Gates e njohu në fillim të vitit 2011, tre vjet pasi Epstein u përball me akuza për trafik seksual të vajzave, dhe u shpall fajtor në një rast prostitucioni ndaj një të miture.

Zonja Gates ka thënë se ky ishte një nga shqetësimet e saj më të mëdha, pasi nuk dëshironte që bashkëshorti i saj të kalonte kohë me një dhunues seksual, por Bill vijoi ta bënte këtë gjë, referuar personave që kishin dijeni mbi takimet e dy burrave. Kësisoj, në tetor 2019 raporti mes Gates dhe Epstein shpërthehu në sytë e publikut dhe French Gates humbi durimin. Ajo punësoi një avokat për çështje divorci, duke vënë në lëvizje procesin që u bë publik muajin e kaluar me njoftimin se martesa e tyre po merrte fund.

Nga ana tjetër gazeta “Wall Street Journal” ka publikuar një artikull, sipas të cilit rezulton se një nga arsyet që mund të ketë çuar në divorcin e miliarderit Bill Gates me bashkëshorten Melinda është lidhja sentimentale që Gates kishte me një punonjëse të kompanisë. Për këtë arsye, bordi i Microsoft vendosi në vitin 2020 që Bill Gates të dorëhiqej për shkak të reputacionit jo të mirë ne publik që shkaktoi kjo lidhje jashtëmartesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *