Trendet e reja të rrobave të banjës 2021: Këto të duhen për të pasur verën më marramendëse
Vera po afron. Dhe bashkë me të, është kthyer në traditë të përvitshme, vijnë trendet e modeleve më të lezetshme të rrobave të banjës. Ky vit është pa frikë, më i miri, sepse vera e 2021 = modë në retrospektivë! Po cila është ajo që nuk e do nostalgjinë?? Pikërisht.
Sipas revistës “Metropolitan”, frymëzimi këtë vit vjen nga modelet e viteve 70-të, 90-të dhe të fillimit të viteve 2000. Mendo: ngjyra neon, figura abstrakte, forma gjeometrike: Ja një guditë e mrekullueshme për të të përgatitur për garderobën e plazhit me modelet e nxehta të bikini 2021:
NEON
Shkëlqimi ka tani momentin më të mirë; pse të mos veshësh dicka që të tërheqësh vëmendjen e të gjithëve, kur ke më shumë se një vit që vesh tuta gri? Pse të mos e ndezësh plazhin me një të verdhë të fortë, blu elektrike, rozë pink, portokalli dhe lejla?
Oqeanike
Të futesh në oqean pa lagur flokët, sepse do të bësh selfie, ndërsa ke veshur një kostum banje të bardhë rrëzëllitëse, ose blu e lehtë në të cilën pasqyrohet rëra e bardhë. Këto ngjyra frymëzuese nga oqeani të bëjnë të ndihesh në shtëpi, vecanërisht kur ke zgjedhur të lahesh në brigje oqeanike.
Gjeometrike
Forma të rregullta gjeometrike, kuba, rombe në formë të përsëritur, skica lineare – do të shkojnë shumë këtë verë dhe do ta bëjnë atë “të vështirë”: Pse të zgjedhësh një ngjyrë të ngurtë, kur mund të jesh befasues me tone të shumëfishta në forma të rregullta? Ju mund të vishni çizme verore në plazh, apo jo? Edhe nëse e bëni këtë, do të dukeni cool, ndaj mos u trembni nëse zakonisht jeni tipi i personit që rrini me kostum të zi.
Shkolla e vjetër
Thekë, gërsheta, dekolte që kapen pas qafës dhe ngjyra neutrale, të cilat absolutisht bërtasin “shpirt i lirë” dhe këto do të shkonin shumë me ndonjë fustan të shkurtër të thurur me grep. Këto kostume kanë gjithcka që të duhet.
BARB & STAR
Të kthehesh në një kukull barbi, duke u frymëzuar nga stili i viteve 70-të dhe të kthehesh në hot- girl. Ke pikë bonus nëse shton aksesorë me detaje me yje deti, guacka, ose spiranca: byzylykë në këmbë ose vathë.
Udhëtare
Nëse i vesh do ta shohësh veten të pushojë në vende të ndryshme të botës që i ke ëndërruar: janë të frymëzuara nga bimë, pemë dhe kafshë. Ato do ta clirojnë fantazinë tëndë dhe ti do të manifestosh botën para të tjerëve.
TIE-DYE
Janë zgjedhja perfekte pas një viti e gjysmë pandemie, për të treguar se do të rihysh në jetë me ngjyra plot, me vorbullën grafike që do të të bëjë të shkëlqesh në pishina, liqene, dete dhe oqeane. Ngjyrat e ylberit janë ato me të cilat duhet të rifillosh sezonin.
Pastel me lule
Ndoshta je duke menduar se ato do të ngjajnë me rrobat e banjës që ke veshur kur ke qenë fëmijë. Por këto ngjyra pastel janë përshtatur për një të rritur që pi piña colada në vitin 2021 në breg të detit.