Ushtria izraelite shenjestron shtëpinë e liderit të Hamasit në Gaza

Ushtria izraelite tha të dielën se kishte shenjestuar shtëpinë e liderit të Hamasit në Gaza pas gati një jave sulmesh ajrore dhe goditje me raketa në Izrael.

Gjenerali Hidai Zilberman, një zëdhënës i ushtrisë, i tha radios së ushtrisë së Izraelit të Dielën se ushtria targetoi shtëpinë e Yehiyeh Sinwar, drejtuesi kryesor i Hamasit brenda territorit, i cili mendohet se qëndron i fshehur së bashku me krerët e tjerë të lartë të Hamasit.

Shtëpia e tij ndodhet në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Ushtria tha se targetoi gjithashtu edhe shtëpinë e vëllait të Sinwar. Nuk është bërë e qartë nëse të dy jetonin në të njëjtën rezidencë. Hamas dhe grupi militant islamik Xhihad kanë deklaruar se ka 20 të vrarë që kur shpërthyen luftimet të hënën, ndërsa Izraeli thotë se numri real është shumë më i lartë.

Nga ky raund luftimesh – më i rëndi që nga lufta e vitit 2014 në Gaza – ka një bilanc tragjik: janë vrarë të paktën 145 palestinezë në Gaza, përfshirë 41 fëmijë dhe 23 gra. Tetë izraelitë janë vrarë, duke përfshirë një djalë 5-vjeçar dhe një ushtar. Ass. Press/ Autor: Isaac Scharf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *