Studimi italian: 5 javë pas vaksinimit 95 përqind më pak raste vdekjeje nga COVID

Infeksionet COVID-19 tek të rriturit e të gjitha moshave ranë me 80%, pesë javë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer (PFE.N), Moderna (MRNA.O) ose AstraZeneca (AZN.L), sipas studimit italian të botuar të shtunën, të cilit i referohet Reuters. Sipas të dhënave rezulton se ka pasur 90% më pak shtrime në spital, ndërsa edhe vdekjet janë ulur me 95%.

Ky studim është bërë nga shkencëtarët e Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit të cilët kanë marrë mostrat e 13.7 milionë të vaksinuarish.

Ky është rasti i parë studimor nga një vendi anëtar i Bashkimit Evropian mbi ndikimin e vërtetë të imunizimit nga pandemia. Këto të dhëna janë marrë nga data 27 dhjetor, kur filloi fushata e vaksinimit në Itali deri më 3 maj.

Të dhënat treguan se modeli ishte i njëjtë për burrat dhe gratë, pavarësisht nga mosha e tyre, dhe se rreziku i infeksionit u zvogëlua gradualisht dy javë pas marrjes së dozës së parë.

Nga 13.7 milion njerëz të përfshirë në studim, 95 për qind morën të dyja dozat e Pfizer ose Moderna, dhe pesë përqind e mbetura u vaksinuan me AstraZeneca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *