Studimi amerikan: Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës, shpëton jetë
Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna, stategjia që ka ndjekur Britania e Madhe, mund të shpëtojë jetë. Në këtë përfundim ka dalë studim amerikan të përdorin këtë strategji, vende që po përpiqen të imunizojnë popullsinë e tyre.
Dozat e dyta të këtyre vakzinave dhe ajo e Oxford-it, AstraZeneca janë krijuar nga ideuesi që të bëhen 3 deri në 4 javë pas dozës së parë. Megjithatë, Britania e Madhe ka vonuar deri në 12 javë dozën e dytë, në mënyrë që gjatë kësaj periudhe kohore t’u mundësojë më shumë njerëzve të tjerë të vaksinohen shpejt.
Provat imunologjike kanë treguar mbrojtje të lartë nga një dozë – deri në 80% nga Pfizer dhe Moderna, që janë të dyja vaksina ARN-je të krijuara në mënyra të ngjashme. Ka gjithashtu, prova nga programi i imunizimit në Britaninë e Madhe që njerëzit të cilët kanë bërë dozën e parë të vaksinës , nuk kanë përfunduar në spital nga COVID – 19.
Studimi amerikan, është kryer nga shkencëtarët e klinikës Mayo në Rochester, që analizuan efektet e vonesës së dozës së dytë të vaksinës Pfizer dhe Moderna – dy më të përdorurat në SHBA – në popullsinë ku shpërndarja e vakzinës është e ngadaltë, për shkak të prodhimit të ulët në rang botëror. /Guardian