Manchester City fiton Premier League nga Leicester
Manchester City fiton titullin e Premier League pasi Manchester United mundet nga Leicester.
BBC shkruan se kjo është hera e shtatë që “City” përfundon në krye të piramidës angleze të futbollit.

“Ky ka qenë një sezon dhe një titull në Premier League si, asnjë tjetër. Ky ishte më i vështiri dhe ne gjithmonë do ta kujtojmë këtë sezon për mënyrën sesi fituam. Jam shumë krenar, që jam trajneri i këtij grupi lojtarësh. Ata janë kaq të veçantë , që mundën të fitojnë titullin. Edhe pse janë përballur me të gjitha kufizimet dhe vështirësitë, që kemi hasur, ata kanë treguar qëndrueshmërinë e tyre të jashtëzakonshme. Çdo ditë, ata janë atje, duke luftuar për sukses, duke u përpjekur gjithmonë të jenë më të mirët. “,- tha Guardiola.
Leicester mundi Manchester United për të dorëzuar titullin te “Man City”.
Trajneri 50-vjeçar, Pepe Guardiola, 50 vjeç, ka fituar tetë trofe në shtëpi, që nga marrja e drejtimit të Manchester, në vitin 2016.
“City” kishte shansin ta mbyllte vetë titullin të shtunën, por pësoi një humbje 2-1 me Chelsea në “Etihad Stadium”.
Që prej shtatorit 2008, kur klubi u ble nga “Abu Dhabi”, “Manchester City” ka fituar 12 kupa.
Ata janë të vendosur të udhëheqin në Premier League edhe pas ndeshjes kundër Everton, që do të luhet në 23 maj.
Deri në 10.000 tifozë pritet të jenë të pranishëm brenda stadiumit, pasi Britania nga e hëna e ardhshme shfuqizon masat anticovid.