Dua Lipa rrëmben dy çmime në “Brit 2021″

Dua Lipa, Little Mix dhe Taylor Swift janë tri fitueset e “Brit Awards 21”.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, rrëmbeu dy tituj dhe ishte bashkë me yjet e tjerë të muzikës; Little Max dhe Taylor Swift, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Eventi, që u mbajt mbrëmë në Londër, u ndoq nga afër nga 4000 persona, mes tyre edhe stafet e yjeve të muzikës. Pas shfuqizimit të masave anticovid, askush nga publiku dhe organizatorët e spektaklit nuk mbanin maska dhe as distancë.

Në intervistën me moderatorët e “BBC Breakfast”, Dua Lipa adresoi ankthin që i shkaktojnë komentet negative në rrjetet sociale.

Këngëtarja, me shtetësi të dyfishtë britanike dhe kosovare, e quajti median sociale si një “terren shumëzimi të urrjetjes” dhe po mendonte edhe t’i mbyllte përkohësisht llogaritë e saj.

Brit Awards është event i “British phonographic Industry” (BPI), që njihet si përfaqësuese e kompanive diskografike britanike.

“British phonographic Industry” u themelua në vitin 1973, me qëllim promovimin e muzikës britanike dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *