Fituesit dhe humbësi në “dorovitjet” diplomatike
Shqipëria e pas zgjedhjeve, po darovitet nga ndërkombëtaret për rezultatin e votimeve dhe fituesi është kryetitull jo vetëm në media, por edhe në adresat personale të ndërkombëtarëve.
Dhe ta mendosh “hollë-hollë” se sa shumë nevojë ka Edi Rama për publicitetin e tyre, kur ka televizion dhe gjithë shtetin vetë.
Por, ndërsa ecjet diplomatike sa në Kryeminsitri e sa në PD, do të vazhdojnë këto ditë, nuk dihet kush do të hetojë parregullësitë dhe abuzimet në fushatë, të deklaruara në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe të demaskuara në disa emisione investiguese, që demostruan sesi, votat e vlefshme u shkarravitën nga numëruesi, i cili vazhdon të jetë i falënderuar në një shkallë më të lartë se, patronazhisti.
Ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë në punët e brendshme, por mezi po presin të punojnë me të njëjtën qeveri.
Ndërkohë votat e kandidatëve po konfigurojnë një të dhënë të padiskutueshme se, ndër më të votuarit janë edhe emra, të cilëve më shumë u peshojnë “mbiemrat”, që me “një fishkëllimë” aspak diplomatike, zgjidhin çdo problem dhe vota është problemi, më i vogël i tyre.