Ish Kryebashkiaku i “New York” nën akuzë për spiunazh

Avokati i ish Presidentit, Donald Trump, është vënë nën hetim me dyshimet se, ka bërë kërkime në Ukrainë, jashtë mandatit të tij, për të inkriminuar familjen “Biden”, pasi kryefamiljari i tyre u nominua nga demokratët si, kandidat për në Shtëpinë e Bardhë.

FBI kontrolloi në banesën dhe zyrën e Rudolph W. Giulianit, i cili më herët ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Nju-Jorkut.

Bastisja e zyrës dhe e shtëpisë ka lidhje me përpjekjet e tij për të gjetur të dhëna inkriminuese në Ukrainë për Presidentin Biden dhe djalin e tij, i cili pak kohë më parë botoi një autobiografi, ku përmes një rrëfimi të sinqertë tregoi hapur sesi, ai ra në varësi të drogës dhe alkoolit kur, humbi  të vëllanë, i prekur nga një sëmundje vdekjeprurëse.

Prestigjiozja, “New York Times”, konfirmoi se FBI ka sekuestruar disa paisje elektronike me pretendimet se, Rudy Giuliani po hetohet si “agjent”, edhe pse nuk dihet nëse ekzistojnë rregjistrime, që do ta fajësonin avokatin e Trump, për “shërbime spinunazhi”, në favor të zgjedhjeve presidenciale.

Rudolph W. Giuliani ka mohuar, ndërkohë, çdo akuzë të tillë, duke pretenduar se bastisja e zyrës dhe shtëpisë së tij ishte një përndjekje e pastër politike.

Ndërsa avokati i tij i cilësoi hëtimet e FBI, të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *