Rama thirrje për numëruesit: Sytë te kutitë!
Kryeministri në detyrë, Edi Rama foli para mediave, për herë të parë gjatë ditës së sotme, duke vlerësuar procesin zgjedhor, falënderuar patronazhistët dhe duke bërë thirrje, që numërimi i votave të jetë një proces korrekt.
Ai nuk e deklaroi drejtpërdrejt fitoren, por bëri një lojë fjalësh me sloganet e tij të fushatës duke thënë se, “Shqipëria do të buzëqeshë !”
“Nesër dielli do të lind përsëri, Shqipëria do të buzëqesh. Nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse, por duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur, duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi. Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë vendin”, -tha Rama.
Në selinë e Partisë Socialiste, Edi Rama e përqëndroi thirrjen e tij tek numëruesit dhe shpotiti edhe Exit-Pollet, që po komentohen në studiot e televizioneve me projeksione të ndryshme rezultati.