Ambasadorja Kim: Drejtuesit e partive të mos hamendësojnë rezultate

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila ka qenë sot tepër aktive si duke vizituar qendrat e votimit, ashtu dhe në daljet para kamerave, tha menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, që drejtuesit e partive të mos hamendësojnë rezultate.

Votuesit në Shqipëri morën pjesë në numër të lartë për të shprehur vullnetin e tyre. Autoritetet zgjedhore dhe ligjzbatuese kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe drejtuesit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos hamendësojnë rezultatet, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur të përfundojë numërimi”, -ka shkruar ambasadorja në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *