Merkel kërkon në Bundestag “shtetrrethimin” e Gjermanisë
Kancelarja gjermane ,Angela Merkel synon të hedhë poshtë, sot në Bundestag masat aktuale të pandemisë.
Përfaqësuesit e Bundestagut po debatojnë prej orës 9 të mengjesit, rreth draftligjit të ri “Për mbrojtjen nga virusi”, të prezantuar nga Merkel.

Referuar portalit gjerman “Bild”, qëllimi i ligjit është për t’i dhënë qeverisë më shumë pushtet mbi shtetet federale, në mënyrë që të marrë “frenat emergjente” në mbarë vendin, duke përfshirë shtetrrethimin për qytete dhe rrethe me një incidencë prej më shumë se, 100 infeksione të reja për 100,000 banorë dhe, mbylljen e shkollave aty ku, vlera e incidencës tejkalon 200 persona të infektuar.
Angela Merkel prezantoi sot në Bundestag propozim ligjin e saj, të hartuar në konsultime të ngushta me ekspertë të shëndetit publik.
“Virusi nuk fal asnjë hezitim!”-, tha Merkel duke theksuar se sa e rëndë ishte situata e infektimeve në vend me virusin Covid-19.
Kancelarja shprehu në Bundestag edhe shqetësimin e mjekëve të urgjencës, të cilët sipas saj u kanë telefonuar autoriteteve për të marrë masa të shpejta, pasi rastet e infektimeve në ditë janë rritur në shifra alarmante dhe në spitalet e vendit nuk ka më shtretër.
Merkel dëgjoi për afro dy orë diskutimet në Bundestag, pro dhe kundër projekt-ligjit të saj dhe më pas, e shoqëruar nga truprojet u largua për në një detyrë paksa personale, për të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.