Real Madrid siguron “Ligën e Kampionëve”

Zinedin Zidane ka përjetuar me emocion ndeshjen e mbrëmshme, Real Madrid-Liverpool.

I mrekulluar nga loja e djemve të tij, që mundësuan kualifikimin e Real Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Zidane tha se ndihej krenar për karakterin e ekipit që drejton, duke theksuar unitetin e fortë mes tyre si çelsin e suksesit.

Takimi Real Madrid- Liverpool në Anfield u mbyll me rezultatin 0-0, duke siguruar kështu vendin e madrilenëve në gjysmëfinale, ku i pret në sfidë Chelsea.

Duke vlerësuar rezultatin e tri takimeve të fundit, trainer i madrilenëve, ish futbollisti legjendë, Zinedin Zidane deklaroi seTani madrilenët duhet të pushojnë dhe të shijojnë rezultatin, në mënyrë që të rikthehemi më energjikë në sfidat e radhës.

Konfigurohen në këtë mënyrë 4 skuadrat e Ligës së Kampionëve: Real Madrid (Spanjë)-Chelsea (UK) dhe Paris Saint Germain (Francë) – Manchester City ( UK).

Takimet e gjysmëfinalistëve do të luhen në datat 27-28 prill dhe 4-5 maj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *