Radhë “kilometrike” për në sallat e operacioneve
BBC-ja raportoi sot se mbi 4.7 milionë persona janë në pritje të operacioneve të planifikuara në spitalet anekend Britanisë së Madhe.
Referuar, “Shërbimit Kombëtar të Shëndetit” ( NHS), lista në pritje për ndërhyrjet kirurgjikale, është më i larti, që nga viti 2007.
Afërsisht 388 mijë persona po presin prej një viti për të kryer ndërhyrje, që konsiderohen jo urgjente.
Ndërkohë që lista para pandemisë numëronte vetëm 1.600 persona.
Gatë dy muajve të parë të vitit, (janar- shkurt), presioni mbi spitalet britanike, shkaktuar nga fluksi i shtrimeve nga infektimet me Covid-19, ishte shqetësues.
Autoritetet shëndetësore në Britani kanë shprehur shqetësimin se numri i personave që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale mund të dyfishohet, duke paralajmëruar një kolaps të dytë të sistemit spitalor.