Kosovë, Presidentja konsultohet me ish presidentët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim konsultues me tre nga ish presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdini, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

Në njoftimin për shtyp të Zyrës së Presidentes mësohet se Vjosa Osmani ftoi ish presidentët e Kosovës për të ndërtuar një kulturë të re të respektimit të memories institucionale.

“Po ashtu, për të ndërtuar një model të ri të konsultimit të vazhdueshëm të ish-presidentëve sidomos për çështje që janë të interesit nacional, dhe të mirëqenies së qytetarëve tanë, në mënyrë që të mësojmë nga përvoja e tyre, dhe vazhdimisht t’i bashkojmë forcat tona që t’i zgjidhim problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë, të cilët, gjithsecili prej presidentëve i kanë shërbyer në faza të caktuara”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentët ndër vite të Kosovës i shprehën vlerësimet e tyre Kryetares së Shtetit dhe i konfirmuan mbështetje të pakursyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *