FDA bllokon vaksinën “Johnson & Johnson”
Autoritetet shëndetësore amerikane rekomanduan ndalimin e përdorimit të vaksinës “Johnson & Johnson” pas raportimeve se 6 persona kishin pësuar mpiksje gjaku pas vaksinimit.
“Shtetet e Bashkuara kanë përdorur deri tani më shumë se, 6.8 milion doza të kësaj vaksine dhe po heton rastet, e raportuara për një lloj të rrallë, por në formë më të rëndë mpiksje gjaku, të individët që kishin marrë vaksinën Johnson & Johnson.”,-deklaroi Autoriteti i Barnave dhe Ushqimeve në USA, (FDA) në një status në twitter.
Deklarata e tyre vjen pas asaj të Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), sipas së cilës po hetoj në 4 raste të raportuara me mpiksje gjaku pas vaksinimit dhe për një tjetër rast fatal.
Vaksina “Johnson &Johnson” është aprovuar për përdorim në Bashkimin Europian, por Evropa nuk ka filluar vaksinimin me këtë vaksinë pasi, po priste dërgesën e produktit nga kompania.