Nuk lirohen masat anti-COVID: Vendi, i mbyllur prej orës 20:00

Komiteti Teknik i Ekspertëve, i mbledhur pasditen e sotme, ka deklaruar se do të vijojnë të mbeten në fuqi masat e deritanishme anti – COVID, edhe pse gjatë dy javeve të fundit është vënë re ulje e të infektuarve dhe numrit të viktimave. Vendi do të vazhdojë të jetë i mbyllur gjatë orarit 20:00-06:00 dhe nxënësit e shkollave të mesme në zonat e riskut, do të vijojnë mësimin online, përvec maturantëve. 

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, gjatë konferencës me Komitetin Teknik të Ekspertëve tha se  incidenca 2 javore ka pësuar rënie, në 179. “Pozitiviteti i mostrës është ulur këtë e monitorojmë edhe nëpërmjet numrit.  Nga 322 në 142 raste të reja. Numri total i rasteve aktive ka rënë.  Nga ana tjetër vëmë re se ka një rritje të numri të bashkive të vogla të prekura, nga 32 në 38. Me prekje dhe infeksion më të lartë te femrat dhe me humbje jete më të lartë te meshkujt. Totali i vdekjeve në raport me rastet pozitive.  Shpërndarja e vaksinës bëhet sipas të gjitha kushteve. Zbatimi i masave është një gjë e domosdoshme”, sqaroi Fico.

Ndërsa, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, njëherësh zëvendësministre e Shëndetësisë, iu bëri thirrje partive politike që të respektojnë masat anti-covid gjatë fushatës elektorale. “Komiteti është i shqetësuar në lidhje me fushatë elektorale, ku di sa parti bëjnë grumbullime jashtë kritereve të përcaktuara. Grumbullimet nga disa subjekte politike do të çojnë në rritje të infektimeve dhe rritje të humbjeve të jetës. Ekspertët e ngrenë me forcë këtë problem, dhe takimet ata t’i bëjnë në përputhje me rregullat e përmendura, në mbajtje të distancës. Vetëm kështu do të mund ta parandalojmë situatën, që të mos bëhen shkak për humbje të mëtejshme jete.”, tha ajo.

Masat që mbeten në fuqi:

Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00. 

Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

 Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *