Politika në terren me programet në xhep

Fushata elektorale e nisur prej 25 marsit ka nxjerrë në terren politikën për të kërkuar votat.

Por, kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga nisja e fushatës, asnjë nga partitë e mëdha ( PS-PD) që synojnë pushtetin nuk ka publikuar programet.

Të prezantuara në aktivitete elektorale, platformat qeverisëse të PS-së dhe PD-së nuk janë dokumentuar ende për t’u analizuar nga njohësit e fushave, por edhe për t’u krahasuar nga vetë publiku, që sot ngrihet në piedestal për interes vote.

Nga një vëzhgim i Rojtar.com, vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar programin në faqen e saj zyrtare.

Shqipëria mban në 25 prill 2021 votimet për zgjedhjet e përgjithshme politike.

Partia Socialiste, që synon mandatin e tretë qeverisës kandidon e vetme edhe në këto zgjedhje.

Ndërsa Partia Demokratike, prej 8 vitesh në opozitë, kandidon në koalicion me partitë e djathta, përfshi edhe partinë e majtë “LSI”, e cila ka kërkuar të kandidojë në koalicion me Lulzim Bashën, në tri zona zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *