Papa i lutet Krishtit të ndalë pandeminë!

Papa Françesku në fjalimin e tij të Pashkëve tha se në të gjithë botën, Kishat njoftuan lajmin e gëzueshëm “Jezusi, i cili u kryqëzua, është ringjallur dhe Ai ka thënë Aleluja!”

Mesazhin e tij, Ati i shenjtë e mbajti brenda Bazilikës St.Peter në Vatikan, për shkak të masave të sigurisë ndaj pandemisë C19.

Papa Françesku shkoi më tej duke thënë se ringjallja e Krishtit jep shpresë dhe ngushëllim për ata që po vuajnë nga pandemia dhe për ata që kanë humbur të dashurit e tyre.

Ai gjithashtu u lut që Zoti të mbështeste përpjekjet e guximshme të mjekëve dhe infermierëve.

Ati i shenjtë theksoi se çdo njeri, veçanarisht ata më në nevojë, duhet të ndihmohen, duke i bërë thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të mos vonojë dërgimin e vaksinave në vendet e varfëra.

Papa u lut që Krishti të frymëzojë autoritetet publike, që të sigurojë jetësën për të gjithë ata që po rrëshqasin në varfëri të skajshme për shkak të pandemisë.

Ati i shenjtë iu referua gjithashtu peshës psikologjike te të rinjtë, të cilët po detyrohen të qëndrojnë në shtëpi pa ndjekur shkollën dhe pa patur mundësi të takohen me miqtë e tyre.

Ndërsa kritikoi shpërthimin e konflikteve në disa vende dhe i quajti të papranusheme investimet e disa shteteve në industritë ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *