Kim: Reforma në drejtësi po ecën edhe pse ‘djemtë e këqij’ s’e duan!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca kanë përshendetur sot përzgjedhjen e 28 hetuesve të parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Nëpërmjet një mesazhi në twitter, ambasadorja Kim ka komentuar ecurinë e reformës në drejtësi në tërësinë e saj.  “SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” shkruan Kim.

Edhe ambasadori i OSBE, Luigi Soreca, e ka përshëndetur çertifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të hetimit. Në mesazhin e tij, Soreca ka nënvizuar se është e rëndësishme që të përzgjedhurit të nisin trajnimet e tyre profesionale, ndërkohë që duhet të nisë një thirrje e dytë për hetues të BKH.

 Për t’u plotësuar përfundimisht BKH duhet të ketë 60 anëtarë. Ndaj, vijon procesi i rekrutimit për 32 pozicionet  Hetues”, të paplotësuara. Kandidatët do të duhet të kalojnë testin fizik fillimisht dhe më pas një seri kontrollesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *