Konfirmohet prokurorja që u akuzua nga ONM për përgjime
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Vendimi i konfirmimit u njoftua në seancën e sotme, afro një javë pasi Elisabeta Imeraj u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Drejtuese e Prokurorisë Tiranë me një mandat tre vjeçar.
Seanca dëgjimore për prokuroren Imeraj,në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u shoqërua me akuza dhe kundërakuza mes vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe subjektit të rivlerësimit.
Përfaqësuesi i ONM-së akuzoi prokuroren se ka shantazhuar vëzhguesin ndërkombëtar me rregjistrime audio dhe video.
Prokurorja dyshohet se ka urdhëruar përgjimin e një anëtari të trupës së ONM, i cili përflitet se ndëpreu mandatin pas një skandali të pretenduar lidhur me jetën e tij private.