Gjermania dhe Kanadaja ndalojnë vaksinimin me “AstraZeneca”
Gjermania do të ndalojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për grupmoshat nën 60 vjeç.
Lajmi u konfirmua nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel me rekomandimin e Ekspertëve të Vaksinimit.
Rekomandimi u dha pas raportimit se 31 persona që morën dozën e parë të vaksinës në Gjermani patën probleme me mpiksjen e gjakut në tru.
Vendimi i Berlinit bie ndesh me udhëzimet e OBSH-së dhe Agjencisë Europiane të Barnave se nuk ka gjetje të qenësishme se mpiksjet e gjakut në tru kanë lidhje me vaksinën, duke këmbëngulur më shumë për përfitimet e vaksinimit të popullatës.
Gjermania referuar statistikave shëndetësore ka vaksinuar 2.7 milion persona me dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca” dhe Berlini me Myhnihun kanë ndërprerë vaksinimin e personave nën 60 vjeç pas deklaratës së kancelares , në pritje të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sot, u raportua se edhe Kanadaja ndaloi përdorimin e vaksinës për personat nën moshën 55 vjeç.